Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi është i bindur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shumë shpejt do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallon.
“E kam një besim të madh se Ramushi do ta shkarkojë Rikallon”, ka thënë Selimi.
Deputeti i VV-së tha se ndoshta Qeveria nuk u beson atyre, por mes Rikallos dhe qytetarëve të lagjes “Dardania” duhet t’u besojë atyre që po sjellin dëshmi.
Selimi tha se Haradinaj mund ta shkarkojë një ministër sepse e ka këtë mandat.
Në fund ish-komandanti i UÇK-së tha se ai nuk do ta bashkojë votën me Listën Serbe nëse ata kërkojnë shkarkimin e Ramush Haradinajt./KosovaPress/