Ndarja në tre kategori në kërkesën e Qeverisë për plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, e ka zemëruar , deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin. Ai këtë ndarje e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur tre apo pesë shpirta.
Ai madje ka sugjeruar që të bëhet ndarja e atyre që kanë ardhur me e dhënë jetën për Kosovën me ata që herë kanë pjesë në luftë e herë ji. Ai ka bërë thirrje që nga foltorja e kuvendit në seancën që për plotësim të ligjit për veteranët të UCCK-së , që me këtë formë mos të votohen ndryshimet.
“ Andaj kjo është e pa drejtë. Është i pa drejtë kategorizimi i veteranëve në paga ose pensione në këtë rast. Sepse cili prej veteranëve ka pas 2 shpirte, ose tre, që të kategorizohen sot në tre kategori, kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirë, ndani ata që kanë ardhur me vdekë në luftë edhe ata që pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur par time. Herë kanë ardhur në luftë e here kanë ikur e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovës.”, tha Selimi. /KosovaPress/