Tetëmbëdhjetë vjet më parë është çliruar qyteti i Klinës nga forcat paramilitare serbe.
Këtë ditë e ka kujtuar edhe ish-luftëtari i UÇK-së Rexhep seliimi.
Përmes Facebook-ut Selimi ka thënë se më18 Qershor 1999, luftëtarët e Mujë Krasniqit ngritën flamurin e Lirisë ne Klinë.
“Sot, në 18 vjetorin e çlirimit të Klinës i uroj dhe i përshëndes luftëtarët e Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë çlirimtarët e Qytetit të Klinës me rrethinë”, shkruan Selimi në Facebook./KosovaPress/