Aktuale

Selim Pacolli gati sa nuk përleshet fizikisht me disa qytetarë ‘Te Rrethi’

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka dalë për të parë së afërmi gjendjen e krijuar pas heqjes së Flamurit Kombëtar.

Pacolli po bisedon me një grup qytetarësh atje të cilët po kundërshtojnë heqjen e flamurit.

Një qytetar i thotë atij se është marre me u heq flamuri kombëtar.

“Nuk ka pas komunikatë, veç e kanë hekë flamurin. As prej kryetarit nuk ka pasur asgjë. Unë veç po du me thanë kush ka përgjegjësi për heqjen e këtij flamurit” një qytetar tjetër i thotë Pacollit.