Një adoleshent ka kaluar mbi dhjetë minuta tejet të rëndë duke tentuar të ngjitet në kulmin e një ndërtese të lartë, me ç’rast është rrëzuar dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Ai është filmuar nga kamerat amatore duke u munduar të ngjitet në kulm të ndërtesës, por për shkak të lodhjes ai humb fuqinë dhe bie nga kati i nëntë, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se çfarë ishte duke bërë saktësisht adoleshenti në kulmin e ndërtesës, derisa disa njerëz pretendojnë se ai ishte duke bërë selfie por kishte edhe teori tjera që thonë se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje por që në momentet e fundit kishte ndërruar mendje.
Sipas raportit fillestar të mjekëve që kishin dal në vendin e ngjarjes, thuhet se 19-vjeçari nga qytetit Yamalo-Nenets në pjesën qendrore të Rusisë ka mbetur i vdekur në vend. /Telegrafi/