Kur Brady Smigiel, 13 vjeç, kapi një selfie me idhullin e tij, Kobe Bryant të shtunën në Akademinë e Sporteve ‘Mamba’, ai nuk e dinte se ndoshta ajo do të ishte një nga fotografitë e fundit të legjendës së NBA.
Vetëm një ditë më pas, Bryant dhe vajza e tij Gianna, gjetën vdekjen kur helikopteri i tyre u përplas në një kodër në Kaliforni, së bashku me shtatë persona tjerë.
Djaloshi këtë fotografi e ka shkrepur gjatë turneut ‘Mamba Cup’, fundjavën e kaluar.

Vdekja tragjike e Kobe Bryant, ka shokuar botën sportive.
Një nga më të mirët në histori të basketbollit, po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë kur ndodhi aksidenti.
Në Amerikë është raportuar se helikopteri nuk ka pasur paisjen e cila do të paralajmëronte për përplasje, gjë e cila është opsionale për përdorim te helikopterët./Lajmi.net/