Këngëtarja 24 vjeçare Selena Gomez, sërish i është kthyer flokëve më të shkurtë, duke ju bashkuar një numri të madh të personaliteteve të famshme që e ndjekin këtë trend.
Kendall, Jenner Kylie Jenner, Vanessa Hudgens, Lucy Hale e shumë emra të tjerë të botës së artit, së fundmi janë duke i pëlqyer flokët e shkurtra, pasi që sipas tyre janë shumë më praktike edhe për tu mbajtur, shkruan KosovaPress.
Deri sa trendet e flokëve ndryshojnë dhe sjellën vazhdimisht nga të famshmet botërore, si duket trendi i flokëve Bob, mbetet aktualisht më i pëlqyeri.
Edhe Selena Gomez është ndër më të njohurat që shkëlqen në këtë model. Në rrjetet sociale ajo ka marrë mijëra komente pozitive pas ndryshimit që ka bërë duke i thënë se ajo në çdo trend të flokëve duket bukur.