ShowBiz

Selena Gomez kalon kohë në Disneyland

Këngëtarja Selena Gomez, ka vendosur që të kalojë më shumë kohë me familjen e saj dhe të shkojë në Disneyland.

Selena Gomez, e cila veçanërisht në muajt e fundit është parë të ketë dalur shumë shpesh me të dashurin e saj The Weekend, si duket ka vendosur që të mos e lë anash as familjen e saj.

Ajo së bashku me nënë dhe motrën e saj kanë shkuar të dielën në Disneyland, në Kalifornia, ku në veshje sportive ajo është dukur shumë e lumtur, shkruan KosovaPress.

24 vjeçarja është komentuar shumë edhe për dukjen e saj, veçanërisht për veshjen e saj sportive në të cilën fansat nuk e kanë parë edhe aq shpesh, por që komentet nga ta kanë qenë shumë pozitive.

Selena së fundmi ka lansuar projektin e fundit muzikor “It Ain’t Me”, së bashku me Kygo, që deri tash ka marrë më shumë se 130 milion klikime në kanalin Youtube.