Ajo është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare.
Bëhet fjalë për bukuroshen Xhesika Beberi, e cila ka vendosur që karrierën e saj ta zhvillojë në Amerikë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, modelja është parë teksa përqafohen me këngëtaren e famshme amerikane, Selena Gomez.
Shkak i këtij takimi është bërë studioja ku dy bukuroshet po xhironin setin e ardhshëm fotografik, në New York.
Në videon e publikuar, Xhesika dhe Gomez shihen teksa përqafohen miqësisht me njëra-tjetrën. Bashkangjitur postimit të saj, Xhesika shkruan: “Selena Gomez je thjesht e mrekullueshme”.