Këngëtarja Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ka pak kohë që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni private, shkruan Gazeta Blic.Edhe pse përflitej për një lidhje të mundshme ndërmjet tyre, çifti nuk e bënë publike për disa kohë meqenëse ishin parë në disa vende luksoze së bashku.Por, përveç kësaj ata tashmë janë duke shijuar çdo moment të jetës dhe që padyshim duken mjaft të lumtur.
Së fundmi, pas shumë angazhimeve që kishin edhe këta të fundit vendosen që të bëjnë pak pushime. Janë vetë të dytë që kanë publikuar imazhe të njejta në llogarinë e tyre ‘Instagram’, që shihen shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit.
Madje, ata kanë lansuar edhe një këngë ‘Dashni’, që është pëlqyer mjaftueshëm nga publiku shqiptar./GazetaBlic./