Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka thënë për KosovaPress se është i hapur për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, por vetëm të në bazë të një platforme politike, që mbron dhe avancon të drejtat e shqiptarëve.
Pasi VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit dështoi ta formojë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka kërkuar nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ta mandatojë atë për formimin e qeverisë.
Ziadin Sela pret që pas mandatimit të Zaevit të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme dhe thotë se është i hapur që të jetë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, por që këtë do ta bëjë vetëm në bazë të një platforme, ku të drejtat e shqiptarëve do të mbron dhe avancohen.
Ai mbetet i bindur se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia.
Ndryshe, Ziadin Sela ka qenë çdoherë kundër formimit të një qeverie të VMRO-DPMNE-së së Gruevskit me partitë shqiptare./KosovaPress/