Një person është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një arme-pistoletë TT me një karikator me shtatë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Grashticë të Prishtinës, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.