Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pistoleta në një veturë në Prizren, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vetura sapo ishte ndalur nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:30 minuta, në rrugën e “Kukësit” Njësiti Kundër Drogave e kishte sinjalizuar një automjet të llojit ”Alfa Romeo” për t’u ndalur në afërsi të “Cobra City”. I dyshuari pasi e ndalon automjetin dhe shpejt e braktisë atë duke u futur në objektin e lartë përmendur e më pas përmes një dritareje arratiset. Ndërkaq, hetuesit e policisë në Prizren dhe krim teknikët pasi e kontrollojnë veturën e braktisur i gjejnë dy pistoleta: Pistoletë M-57 me nr. serik 111052 me katër fishekë dhe pistoletë “Crvena Zastava” 9 mm me katër fishekë. Armët dhe vetura janë sekuestruar për çështje hetimore. I dyshuari është i njohur për policinë dhe pritet arrestimi i tij.