Më shumë se gjysmë tonelati drogë të llojit të marihuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë.
‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove.
Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.
Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë.