50 kg lëndë narkotike dhe 385 bimë kanabis sativa në proces tharje janë sekuestruar nga policia e Shkodrës, ndërkohë që janë shpallur në kërkim pesë persona.
Në sajë të operacionit policor “Muzgu” janë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Kir ku dhe është gjetur sasia e drogës e paketuar nëpër thasë gati për shitje, dhe 385 bimë narkotike në proces tharje. Këto të fundit u asgjësuan me anë të djegies.
Në kërkim janë shpallur B.M 21 vjeç, G.M 43 vjeçe, F.P 42 vjeç, Gj.P 31 vjeç dhe K.Gj, të gjithë banues në fshatin Kir.
Tags:Kanabis