Policia e Kosovës gjatë një operacioni operativ “100 euro”, kanë arrestuar dy persona.
Gjatë këtij operacioni policor, janë konfiskuar 393 mijë euro të falsifikuara.
“Policia e Kosovës konkretisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike – DHKEK, pas aplikimit të metodave dhe teknikave të avancuara të hetimit, mbështetur nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar operacionin policor lidhur me planin operativ ‘100 euro’. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar treqind e nëntëdhjetë e tri (393) kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej njëqind euro (100€), vlera e të cilave arrin tridhjetë e nëntëmijë e treqind euro (39,300.00 €uro )”, njofton policia.
Ndërkaq, me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy (2) telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.
Personat e dyshuar të arrestuar gjatë këtij operacioni janë:
S. lindur me 1981 m/sh/k
B. lindur me 1993 m/sh/k
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi nr. 1 dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa personi nr.2 lirohet në procedurë të rregullt.