Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), Helga Shmid, do ta vizitojë sot Kosovën.
Gjatë vizitës së saj, Sekretarja e Përgjithshme Shmid do të takohet me liderët politik, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike Vetëvendosje dhe LDK.