Aktuale

Sejdiu: Thaçi është një profiter ordiner

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, duke thëne se është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në Qeveri dhe Presidencë e ka të lidhur me Serbi.

Sejdiu në facebook ka shkruar se Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli “Zajednicën” që bosnjizon Kosovën.

“Thaçi nisi dialogun teknik i cilli solli Listën “Srpska” që është sot partner qeverisës, partneritet ky që u nënshkrua nga Thaçi dhe Mustafa! Thaçi ka nënshkruar marrëveshje asfallti që çdo vit që nga viti 2008 i kushton buxhetit qindra milion euro me një kontratë që asnjëherë nuk është bërë publike! Thaçi privatizoi krejt fabrikat e asetet e Kosovës dhe nuk e shndërroi Kosovën në “Sillicon Valley” siç premtonte por në fole të krimit, korrupcionit, e nepotizmit!Thaçi pra është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në qeveri dhe presidencë e ka të lidhur me Serbi, asfallt/privatizim, dhe kapje të shtetit!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Thaçi krejt këto nuk i ka bërë i vetëm, ortak kishte dhe ka Kadri Veselin dhe Isa Mustafën./KosovaPress/