Aktuale

Sejdiu: Po rritet besimi në institucionet shëndetësore në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka deklaruar se në gjatë mujorin e parë të këtij viti, shërbimet stomatologjike në Komunën e Prishtinës janë rritur mbi 50 përqind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Për të ofruar shërbime sa më cilësore stomatologjike pas kësaj rriteje, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë nga fillimi i Nëntorit hapën shërbimin e stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve dhe shërbimin diagnostik në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Medreseja. Çdo ditë po rritet besimi në institucionet publike shëndetësore në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook./KosovaPress/