Aktuale

Sejdiu: Në Skënderaj është arrit marrëveshje mes koalicioneve që të votohet pa asnjë verifikim

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vullneti i qytetarëve për dnryshim po i tejkalon pritshmëritë e Vetëvendosjes.

“Koalicioni i territ po mundohet me na frikësu, por frika vjen me program, jo me kërcënime. Është rasti i asaj organizatës, ne e kemi bërë padinë po presim që organet e rendit të veprojnë sa më shpejt”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij në Skënderaj është arrrit një marrëveshje që të votohet pa asnjë verifikim dhe mos ndjekin rregullat zgjedhore.

“Ne jemi në tentativë me e tërhjek komisonerët tonë, aty nuk po lejohet me shënuar se çka po ndodh në Vojnik të Skenderajt”, ka thënë Sediu teksa ka bërë thirrje për të votuar./KosovaPress/