Aktuale

Sejdiu: Kosova karshi kësaj marrëveshje ka shumë obligime

Korab Sejdiu anëtar i Komisionit tha se me këtë marrëdhënie kontraktuake që ka hy Kosova besoj se asnjëra palë nuk ka qenë e sigurt që mund ti kryej 100 % obligimet as Kosova e as BE-ja.

Ai tha se Kosova karshi kësaj marrëveshje ka shumë obligime.

“Janë disa gjëra të brendshme që ne duhet me i asocu. Kemi shumë detyra të shtëpisë të brendshme që duhet ti bëjmë. Çfarëdo përmbushje artificiale e kushteve nga ana e Kosovës do të sjellë pasoja”, la thënë ai.

Sejdiu kërkoi nga ekspertët që të dyja palët si Kosova ashtu edhe BE të punojnë secili për vete dhe ti përmbushin obligimet.