Aktuale

Sejdiu jep përgjigjen përfundimtare lidhur me votën e tyre për Demarkacionin

Pas tri viteve, sot në Kuvendin e Kosovës do të dalë për votim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Edhe pse Qeveria Haradinaj tha se janë bërë 80 votat e nevojshme për ratifikim të kësaj marrëveshjeje, kjo nuk po del të jetë e sakt, shkruan Periskopi.

Nga deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë u pa që shpresat ishin tek votat e deputetëve të Grupit të Pavarur, deputetë të cilët u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, në një prononcin për Periskopin, ka shuar këto shpresa.

Ai ka konfirmuar se vota e tyre do të jetë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit.

“Prej vitit 2015 e deri më tani nuk kemi parë asnjë lëvizje në drejtim të duhur sa i përket temës së Demarkacionit, dhe meqë nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë në këtë drejtim, atëherë edhe qëndrimi i Grupit tonë nuk ndryshon karshi votës për demarkacioni”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu tha se, pasiqë dokumenti që do të hidhet në votim e edhe qasja janë të njëjta, edhe përgjigja do të jetë e njëjtë.

“Në momentin që edhe dokumenti edhe qasja janë të njëjtat, atëherë përgjigja për dokumentin dhe për qasjen karshi demarkacionit do të jetë e njëjtë”. /Periskopi/