Aktuale

Sejdiu doli nga takimi me Mustafën, tregon a është gati të bëhet kryetar i LDK-së

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu ka zhvilluar sot gjatë ditës një takim me kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafa.

E menjëherë pas takimit, Sejdiu ka folur për media, me ç’rast ka shfaqur haptazi gatishmërinë për t’u bërë sërish kryetar i LDK-së.

Ai ka shtuar se paraqitjen e kandidaturës do ta bëjë formalisht në mbledhje, por ka shtuar se do të analizojë deri në ditën e fundit.

“Unë gjithmonë kam pasur dhe kam shprehur gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura në udhëheqje të LDK-së dhe natyrisht paraqitje formale bëhet në Kuvend. Do të analizoj deri atë ditë. Unë kam vendosur përgjegjësinë time për të qenë i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, ka thënë shkurt Sejdiu.

Si do qoftë, ish-presidenti Sejdiu nuk ka pranuar të jap detaje lidhur me diskutimet në takim, ani pse nga mediat është raportuar se në LDK po diskutohet një konsensus i mundshëm, për shkak se asnjë nga kandidatët nuk e ka numrin e mjaftueshëm të delegatëve.

the authorBurbuqe Metolli