Aktuale

Sefaj dhe Strashevski shprehen për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski.

Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan lart bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj maqedonase në pikat e kalimit kufitar.

Ambasadori Strashevski me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën.