Kuvendi i Kosovës, për tetë muaj ka mbajtur vetëm 27 seanca.
Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Murati përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nga 27 seanca, 15 prej tyre kanë qënë të jashtëzakonshme, shkruan FaktePlus.
E, derisa ka folur për seancat e Kuvendit, ka treguar edhe për punën e komisioneve parlamentare.
Postimi i tij i plotë:
“Prej janarit deri dje kur u shpërnda legjislatura e gjashtë, deputetët kanë shpenzu veç 27 ditë në seanca. Për një vit janë realize 5 seanca plenare me 7 vazhdime, që në total po i bie 12, ka pasur 15 seanca të jashtëzakonshme dhe 3 seanca solemne. Në tri raste ka pasur më shumë se një seancë në ditë, kryesisht seanca të jashtëzakonshme. Për korrektësi, në komisione parlamnetare është bë punë më e madhe, po kjo punë është zakonisht më larg syve të publikut”, ka shkruar Murati.
Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dje (e enjte), më 89 vota pro, 2 abstenime dhe 1 kundër./FaktePlus/