Aktuale

Seanca të premten, pikë e veçantë, Ligji për Trepçën

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se seanca e ardhshme do të mbahet të premten ku do të jetë pikë e veçantë projektligji për Trepçën.

Ai u shpreh i sigurt se ky projektligj do të kalojë.

“Ligji për Trepçën do të kalojë është në interesin e minatorëve dhe të vendit”, tha Veseli.

Pas mbledhjes së Kryesisë Veseli tha se janë në ethe të pritjes për ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër./KosovaPress/