Ende nuk ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjithë kjo, pasi që në Gjykatë deri para pak minutash po mungonte avokati i një prej të arrestuarve, i cili ishte duke ardhur nga veriu i Mitrovicës.
Tre personat e arrestuar dje në veri, nën dyshimin se kanë lidhje me me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Por, seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre, ende nuk ka filluar.
Ekipi i Televizionit 7, është duke qëndruar në Gjykatë, dhe raporton se arsyeja për mos fillimin e seancës është mungesa e avokatit e një prej të arrestuarve, i cili është duke ardhur nga Veriu.
Seanca për të arrestuarit pritet të fillojë pasi që avokati, ka arritur tashmë në Gjykatë.
Ndryshe, dje gjatë ditës janë arrestuar tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.
Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar./Express.