Përfaqësues të opozitës pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë në një konferencë për media se kryesisë së Kuvendit i mbetet që të thërras seancën jo më herët se dy ditë dhe jo më vonë që pesë ditë.
Pal Lekaj nga AAK, ka thënë se është i bindur që do të kenë sukses edhe në ditën që do të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë.
Valdete Bajrami ka ftuar deputet që nuk e kanë nënshkruar por që janë kundër kësaj Qeverie, ta votojnë këtë mocion në momentin që mocioni do të jetë në seancë.
Po ashtu, edhe Aida Dërguti nga AAK, shpreson se në ditën kur vjen në Kuvend, të votohet kjo kërkesë./KosovaPress/