Aktuale

Seanca për demarkacionin shtyhet për të mërkurën në orën 10

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur sërish pas një mbledhje që e kishte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me shefat e Grupeve Parlamentare, me përjashtim të VV-së që nuk morri pjesë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti ka kërkuar shtyrje të seancës në një kohë tjetër.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar që seanca të shtyhet për të martën e ardhshme, deri sa të arrihet konsensus.