Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit të Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2017, ka nisur me disa mospajtime.
Ismet Beqiri i LDK-së, ka kërkuar që nga rendi i ditës të hiqen dy pikat e rëndomta, pyetjet parlamentare dhe diskutimet jashtë rendit të ditës, në mënyrë që të shkojë më shpejt në shqyrtim Projektligji për buxhetin.
Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka thënë se pikat nuk duhet të hiqen.
“Kush ju ka faj juve që keni qenë të angazhuar për fushata e nuk keni mbajtur mbledhje të rregullta”, ka thënë Berisha.
Visar Ymeri i Vetëvendosjes i ka thënë Kadri Veselit se nuk po di të udhëheq me seancën.
“Nuk e di kur do të mësohesh ta drejtosh seancën, që edhe ashtu nuk është se kushedi çfarë dije. Kur ka këso çështjesh për ndryshim të pikave të rendit të ditës duhet të merren qëndrimet e të gjitha grupeve parlamentare. Pra ne jemi kundër ndryshimit të këtij rendi të ditës”, ka thënë Ymeri.
Kadri Veseli i është përgjigjur
“Ju shumë të meçëm jeni, por populli nuk po e di”, ka thënë Veseli.
Kundër heqjes së dy pikave të rendit ditës është shprehur edhe Daut Haradinaj i AAK-së.
E pro, është shprehur Zenun Pajaziti i PDK-së.
“Në mënyrë që t’u japim më shumë kohë që të fokusohen te debati për buxhetin”.