Seanca që ishte ndërprerë dje ka vazhduar sot.
E paraparë për orën 10 ajo ka filluar me gjysmë ore vonesë por që në të nuk po marrin pjesë asnjë nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Më herët në mbledhjen e Qeverisë ishte vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili kërkoi nga ministrat që të jenë prezent në seancë, por që as ai nuk është në këtë seancë./KosovaPress/