Aktuale

Seanca nis me “përplasje” mes Veselit e Ymerit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka hapur seancën e sotme me pikat e rendit të ditës. Por deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, e kërkoi fjalën.

Ai doli në foltore dhe nisi ta ngrisë çështjen e dialogut në Bruksel. Kjo bëri që Veseli të reagojë, duke ia dhënë vetëm një minutë, duke mos dashur t’ia ndalte fjalën.

“Dialogu përveqse kryshimin e emrit nga Republike ne fusnotë”, tha Ymeri.

Reagoi Veseli duke ia dhënë sërish 30 sekonda për arsyetim. Edhe pak kësaj Ymeri nuk hoqi dorë, por vazhdoi kërkesën e tij duke thënë se i duhet më shumë kohë që ta arsyetojë para deputetëve se çështja e dialogut duhet t’i bartet Kuvendit dhe jo te individët.

Krejt këtë lëshim Veseli tha se po e bën për hir të ditës së djeshme ku Komisioni Evropian dha rekomandim pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.

“Nuk po kam qejf m’i prish gëzimin që e patëm dje. Unë po jam i butë, por shpesh kjo butësia ime po krijon mundësi për keqpërdorime”, shtoi më tej Veseli./FaktePlus/