Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka komentuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ka thënë se zvarritja e thirrjes së seancës së parë për konstituimin e institucioneve po bëhet pa ndonjë arsye.
“Të shtunën u certifikuan rezultatet. Sot e mërkurë, ende nuk po thirret mbledhja e parë. Çka është kjo zhagitje palidhje?”, ka shkruar Ahmeti.