Aktuale

Seanca e Kuvendit të enjten e ardhshme, shkak seanca ndaj Haradinajt

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se me kërkesë të tij seancë plenare nuk do të ketë për këtë javë, për shkak të seancës gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt.

Sipas Lekajt, seanca e radhës u caktua për të enjten e ardhshme.

Lekaj ripërsëriti se ky koalicion sa më parë duhet të shkojë në shtëpi është aq më mirë për qytetarët.

Ai tha se në një vizitë në Bundestag kanë marrë kritika se kjo qeveri nuk po punon, porse kritika kanë marr edhe ata si opozitë.

Sipas Lekajt, këto kritika  në adresë të opozitës  kanë ardhur për shkak të veprimeve që i ka bërë kundër Demarkacionit dhe asociacionit.

Ndërsa deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje nuk u diskutua për demarkacionin. Ajo tha se kurdo që ai të vjen në Kuvend qëndrimet dhe veprimet e VV-së do të jenë të njëjta.

Deputetja Haxhiu paraqiti shqetësimin se Kuvendi është bërë jo funksional pasi disa seanca janë duke dështuar për shkak të kuorumit.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri tha se qeveria është shumë stabile dhe nuk qëndrojnë ato që po thuhen nga opozita. Sipas tij nuk është arsye dështimi i disa seancave që të kërkohen zgjedhjet.

Beqiri shtoi se në kohën e duhur qeveria do ta preocedojë demarkacionin në Kuvend por nuk ka saktësuar se kur mund të ndodh kjo. /KP