Aktuale

Seanca e Kuvendit shtyhet për të enjten

Mungon kryeministri Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të mbahet sot është shtyrë për të enjten.

Kjo për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Si pikë e rendit të ditës ishte paraparë interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë kjo nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe VV-së lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.