Hoxha Elvis Naçi që ishte dje mysafir në Kosovë Show, ka dhënë një sqarim nga ajo çka ka thënë në këtë emision.
Mediat kanë raportuar se ai ka thënë se “së pari vjen kombi pastaj feja”.
Naço ka bërë një postim ne faqën e tij në facebook duke u sqaruar nga ajo çfarë ka thënë në emision:
“Te nderuar vellezer dhe motra me shume edukate ju sqaroj se para çdo gjeje eshte i Madhi Zot dhe Feja e Tij e bukur qe e zbriti Meshire per te gjithë ne, me shume mençuri ti shmangemi lajmeve qe na perçajne dhe te presim atmosferen e mrekullueshme te Bajramit! Shperndajeni brenda mundësisë”.