Këngëtarja Bleona Qereti nuk është shumë aktive me projekte muzikore.
Pas shumë kohësh ajo ka njoftuar javët e fundit se po përgatit një projekt të ri, i cili do të lansohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Por, përveç kësaj, këngëtarja po merret edhe me realizimin e disa fotosesioneve, ku disa fotografi të shkëputura nga ai set i ka ndarë me ndjekësit.
E veshur me ngjyrë ari, Bleona dukej tejet tërheqëse derisa pozonte rrugëve të Los Angelesit, ndërsa në fokus kishte këmbët dhe gjoksin seksi.
Derisa tek ne është acar, këngëtarja e bën nxehtë përmes imazheve provokuese.