Aktuale

Schwendiman: Nuk do të ketë drejtësi selektive

Prokurorin special, David Schwendiman ka deklaruar veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat.

Këto komente i bëri pas takimit me ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku tha se procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive, theksoi Prokurori special, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate.

Në takim me Prokurorin special, Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

“Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Schëendeman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokuro