Bastian Schweinsteiger pritet të përfitoj një shumë të konsiderueshme parash nga prishja marrëveshjes me Macnehster Unitedin.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë me gjigantin nga Premierliga deri në verën e vitti 2018.
Por, ish anëtari i Bayern Munichut nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos, dhe klubi nga “Old Traffrod” është i gatshëm që ta ndërpres kontratën para kohës, shkruan The Sun.
Sipas tabloidit britanik, Schweinsteiger do të dëmshpërblehet me 10 milion funte (11.2 milionë euro) nga skuadra angleze për prishje të njëanshme të kontratës. /Express