Aktorët Arnold Schwarzenegger dhe Jackie Chan do t’i shohim së bashku në një film.
Dy aktorët e njohur Arnold Schwarzenegger dhe Jackie Chan kanë bashkuar forcat për filmin ruso-kinez “Viy-2”.
Lajmin e ka konfirmuar producenti Alexey Petrukhin për “Variety”. “Viy-2” është vazhdimi i dytë i filmit që është i bazuar në një novelë të Nikolai Gogolit.
Filmi është incizuar në Kinë dhe ka buxhet prej 48 milionë dollarësh. Ai pritet të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm.