Me rolin e saj si “Sasa” në serialin komik “O sa mirë”, ajo arriti të bëhet njëra ndër aktoret më të pëlqyera në vend.
Bëhet fjalë për aktoren Adriana Matoshi e cila poashtu njihet edhe për shumë role të tjera, transmeton Gazeta Express.
Tashmë rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e secilit njeri. Edhe Adriana si shumë artistë të njohur është shumë aktive në rrjetet sociale.
Aktorja e njohur shumë shpesh publikon imazhe së bashku me fëmijët. Por së fundmi ajo ka prezantuar nënën e saj e cila duket si një zonjë e vërtetë.
“Mama”, kishte lënë mbishkrim Adriana.
E sa shumë ngjanë ajo me nënën, vlerësojeni vetë./Gazeta Express/