Sara Hoxha solli imazhin e bukur me barkun e rrumbullakosur.
Çifti më i përfolur i showbizit shqiptar tashmë janë bërë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Më datën 14 dhjetor erdhi në jetë vajza e Ledrit dhe Sarës të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Ndërsa Sara nuk ka qenë aq aktive që nga lindja e vajzës, ajo sot ka vendosur të ndaj një imazh nga koha kur ishte ende shtatzënë duke thënë se pasi nuk e ndjen të postoj imazhe si duket tani ajo do vazhdojë t`i kujtojë kohët e bukura që kaloi me barkun e rrumbullakosur.
“Nuk jam shtatzënë më por pasi që nuk kam fotografi të reja për të postuar ja një e vjetër”, shkroi Sara.
Imazhi u pëlqye nga mijëra njerëz menjëherë pas publikimit duke komentuar gjithashtu se sa bukur dukej me barkun e fryrë./Lajmi.net/