Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka thënë se do të votojë për rivalen e tij demokratike Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
BBC njofton se Hillary dhe Sanders kanë luftuar për të siguruar nominimin demokratik për president të ShBA-së, të cilin duel e fitoi muajin e kaluar ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, Sanders është zotuar të vazhdojë luftën e tij për konventën e partisë dhe kishte refuzuar që t’i japë fund fushatës së vet për president.
Më shumë mundësi, Hillary do të përballet me republikanin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit./Gazeta Express/