Kur telefonat Galaxy S8 dhe S8 Plus ishin prezantuar muajin e kaluar në Korenë Jugore, ata nuk kishin pasur versionin e plotë të asistentit Bixby.
Asistenti digjital i Samsung ka ofruar funksionet Vision, Home dhe Reminder, derisa funksioni për kontrollin e zërit nuk ishte i qasshëm në start, transmeton KosovaPress.
Kontrolli me zë për Bixby tash është i qasshëm zyrtarisht dhe Samsung funksionin e ka bërë të mundshëm në telefonat e vet premium në Korenë Jugore. Kjo nënkupton se përdoruesit do të mund që tash të kontrollojnë funksione të caktuara në telefon përmes zërit dhe kjo përfshin hapjen e aplikacioneve.
Samsung ka bërë të ditur se funksioni në telefonat flagship do të arrijë më vonë gjatë kësaj pranvere, por nuk ka përcaktuar datën e saktë. Pas kësaj asistenti digjital do të arrijë në pajisjet në vendet tjera.
Paraqitja e asistentit Bixby në Gjermani pritet gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.