Aktuale

Samiti i BE’së për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet online brenda pak javësh

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se Samiti i BE’së për Ballkanin Perëndimor do të mbahet online dhe do të organizohet brenda pak javëve, raporton Express.

Michel u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të rrisin reformat dhe të respektojnë sundimin e ligjit, derisa për BE’në ka thënë se duhet të sigurojë mbështetje politike dhe ekonomike për rajonin.

Samiti i BE’së për Ballkanin Përëndimor është planifikuar që të mbahet gjatë muajit maj në Zagreb, meqenëse me presidencën e BE’së është duke udhëhequr Kroacia.

Situata e krijuar me pandeminë COVID-19 e ka bërë të mundur një takim në Zagren, duke bërë që të shqyrtohen mundësi të tjera alternative për të realizuar Samitin.

the authorGazetaKNN