Politologu Afrim Krasniqi e konsideron të vonuar Samitin e Diasporës. Sipas tij samiti treditor nuk pati një përgatitje serioze, nuk kishte hapësirë të madhe përfaqësimi dhe munguan politikanët nga rajoni, opozita shqiptare por edhe Presidenti i Republikës.
Krasniqi: Mazhoranca nuk është kujdesur që opozita të jetë e pranishme dhe si mund të kujdesej nëse qeveria vendoste që komisioni i organizatorit i takimit nuk do ishte Ministria e Jashtme, por do të ishte nënmbikqyrjen e Komisionit të Jashtëm Parlamentar siç e kanë bërë Kroacia dhe vendet e tjera. Do të thotë për ti dhënë një dimension shumë më të madh përfaqësues dhe elementëve që nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar dhe politikës ekzekutive. Fakti që Presidenti nuk ishte pjesë e asnjë nga komitetet paraprake përgatitore la për të dëshiruar dhe paralajmëroi që nuk është tërësisht një sjellje serioze shtetërore.
Sipas Krasniqit fillimisht politika shqiptare duhet t’i kërkojë falje diasporës se e ka privuar nga e drejta e votës, ndërsa mungon një ministri e posaçme për këtë kategori. Krasniqi mbështet idenë e këshillit të diapsorës, por propozon që ky institucion të mos kthehet në një organizëm partiak.
Krasniqi: Unë do të dëshiroja që mos ishin zyrtarë partiakë PSH unë propozojë figura të tilla publike. Pse mos të kemi të përfshirë që nga Ismail Kadare ose figura të njohura si dy ish presidentët Mejdani dhe Moisiu, njerëz të cilët nuk kanë asgjë për t’i marrë politikës, nuk kanë interesa ditore dhe kanë një potencial për njohje, lobingu ndërkombëtar për të bashkuar njerëzit ndërsa politika i ndan. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë dhe do të navijnë partiakët e radhës të cilët do kenë funksion bazë atë çfarë u prezantua, nevoja për votimin në ambasada për të siguruar një kartë elektorale dhe kjo do ishte një minim i procesit nëse ndodhë. Uroj të mos ndodhë.
Afrim Krasniqi komentoi edhe vendimin e Presidentit Nishani për të mos dekretuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo, duke u shprehur se kjo nuk mund të lexohet si vendim politik. Sipas tij do të ishte skandaloze nëse Bazo prej tre vite nuk i ka raportuar kreut të shtetit, që në hierarkinë shtetorë mban edhe postin e Komandandit të përgjithshëm të Forcave të Amratosura.