Aktuale

Sami Lushtaku ka të drejtë të rikandidoj për kryetar të komunës së Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka të drejtën të rikandidoj përsëri për kryetar të kësaj komune pasi një ditë më parë u lirua nga të gjitha akuzat.

Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë për lajmi.net se ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh kufizime sa i përket rizgjedhjes në pozitën e kryetarit të Komunës.

Sipas tij, mungesa e Lushtakut është vërejtur në këtë komunë.

“Komuna e Skenderajt ka nevojë për Sami Lushtakun dhe mungesa e tij padyshim se është vërejtur.
Sidoqoftë unë nuk kam biseduar për ambiciet e tij politike dhe nuk e di se a do të rikandidoj për postin e kryetarit të komunës”, ka thënë Koci.

Një ditë më parë Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm Sami Lushtakun dhe e liroi nga paraburgimi.
Ai ka qeverisur me komunën e Skenderajt për dy mandate rresht.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti./Lajmi.net/