Në Kongresin e Dytë që është mbajtur sot në Prishtinë, Forumi Rinor të Aleancës Kosova e Re (AKR), përmes votimit të fshehtë, ka zgjedhur kryetar Sami Borovcin, ekonomist nga Prishtina.
Borovci i falënderojë të pranishmit që me 277 vota i dhanë besimin që ta udhëheqë rininë e AKR-së, ndërsa premtoi angazhim të sinqertë dhe punë të palodhshme.
Rezultatet i kanë pranuar edhe tre kandidatët tjerë, Liridon Sadrijaj, Zijadin Geci dhe Blerim Kelmendi, të cilët votimin e vlerësuan demokratik, ndërsa Borovcit i uruan suksese, raporton KosovaPress.