Aktuale

Salvatore Cuoci merr zyrtarisht detyrën e komandantit të KFOR-it në Kosovë

Salvatore Cuoci ka marrë nga sot zyrtarisht detyrën e komandantit të KFOR-it në Kosovë.

Cuoci ka marrë komandën nga komandanti i deritashëm, Giovanni Fungo, shkruan arbresh.info.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës ishin të pranishëm personalitete të larta si presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës, Turqisë etj.

Thaçi në fjalimin e tij tha se KFOR-i ka kontribouar në forcimin e FSK-së dhe se falë KFOR-it, FSK-ja tani është e gatshme për ndryshim kompetencash dhe misioni./arbresh.info/