Sa ujë që konsumojmë në ditë mund të ndikojë me të madhe në shëndetin tonë. Uji rregullon temperaturën trupore, bart materiet ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi, përcjell arbresh.info
Duhet ditur se uji është një ndër përbërësit kyç në një dietë. Por, ai duhet të konsumohet në sasi të caktura në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në shëndet.
Megjithatë, shumica nga ne nuk konsumon aq sa duhet ujë gjatë ditës. Ja disa këshilla si të jemi mjaft të hidratuar gjatë ditës.
Në artikullin e mëposhtëm keni një listë me peshën përkatëse të trupit dhe sasinë e ujit që duhet të pini nëse jeni duke ndjekur një dietë të caktuar.
60 kg-2 litra ujë
65 kg-2.1 litër ujë
70 kg-2.3 litra ujë
75 kg-2.5 litra ujë
80 kg-2.6 litra ujë
85 kg-2.8 litra ujë
90 kg-3 litra ujë
95 kg-3.2 litra ujë
100 kg-3.3 litra ujë
105 kg-3.4 litra ujë
110 kg-3.6 litra ujë
115 dhe më shumë kg – 3.7 litra ujë
Si ta pini ujin në mënyrën e duhur:
Duhet që të pini 2 gota ujë me nga 2.5 decilitra para çdo vakti tri herë në ditë (rreth 1.5 l ujë). Në mëngjes kur të zgjoheni dhe në mbrëmje para se të flini pini nga një gotë të madhe ujë çdo ditë (kështu arrihet 2 litra). Mund të shtoni limon, kastravec ose shalqi në ujë.